Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë Konferencës Globale Horasis, në Portugali, ka takuar Ministrin për investime dhe zhvillim të Polonisë, Jerzy Kwieciński, me të cilin ka diskutuar rreth përkrahjes së këtij vendi për mbledhjen e Këshillit të Ministrave lidhur çështjen e liberalizimit të vizave.
Çdo kufizim për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë, ka theksuar Hoxha në takim, është kufizim për arritjen e vlerave integruese të të rinjve, ekonomisë dhe vlerave tjera të BE-së për Kosovën, padrejtësisht e veçuar, padrejtësisht e penguar.
Lajmin për këtë takim ajo e bëri të ditur në një postim në llogarinë e saj në Facebook.






