Lokale - eSIMy

Dogana e Kosovës sot ka dhënë shifrat e vajit të importuar, transmeton Reporteri.net.

Vajrat ushqimore vitin e shkuar janë importuar me çmim prej 1.11 euro në janar dhe 1.44 euro në dhjetor.

Siç ka njoftuar Dogana e Kosovës, gjatë 2021-s janë importuar 17.7 milionë litra vaj luledielli të përpunuar dhe 5 milionë vaj luledielli të papërpunuar.

Për import është paguar tetë për qind TVSH-ja. Vajrat e papërpunuar s’kanë paguar për shkak se konsiderohen lëndë e parë për prodhim.

Teksa të enjten çmimi i vajit ushqimor arriti në vlerë rekorde prej 3.5 euro në disa dyqane, Dogana ka konfirmuar përmes një kumtese se në dy muajt e parë të vitit 2022 dhe në ditët e para të marsit, çmimi për një litër vaj të importuar ka qenë në mes të 1.22 euro dhe 1.45 euro.