Lokale - eSIMy

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se situata e rënduar me COVID-19 ka bërë që të merren masa të reja kufizuese, raporton Llapi.info.

Vitia, në një konferencë për medie, ka thënë se varianti i këtij virusi, delta, po përhapet me shpejtësi të madhe në Kosovë.

“Nga 173 mostra të testuar jashtë vendit, prej tyre, 171 kanë dalë pozitive me variantin delta”, është shprehur Vitia.

“Masat e reja do të jenë kufizuese, por të domosdoshme, e që të cilat i prekin disa sektorë. Do të ketë shkurtim të kohës për gastronominë, kurse do të mbyllen klubet e natës. Arsyeja pse janë prekur këta sektorë është se pikërisht në këto vende po ka grumbullime të njerëzve”, është shprehur Vitia tutje.