Lokale - eSIMy

Sipas statistikave të Bankës QEndrore, mërgimtarët vetëm gjatë majit, kanë quar 100 milionë e 700 mijë euro në Kosovë, që i bie 22.3 milionë më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, e që është edhe shuma më e madhe mujore në 6 vjetët e fundit,.

Transferet më të shpesha po thuhet se vijnë nga Evropa.

Edhe si periudhë vjetore, 6 muaj e parë të këtij viti sollën 348.3 milionë euro remitenca, derisa vjet erdhën 331 milionë.

Por, Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane, thotë se rritja e remitencave ka ndodhur si shkak i formës se si janë dërguar këto para.