Është vënë sot gurthemeli për ndërtimin e xhamisë në fshatin Dobërdol të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Kështu ka njoftuar Këshilli i Bashkësisë Islame në këtë komunë.

Njoftimi i plotë:

Vihet gurthemeli i xhamisë në fshatin Dobërdol të komunës tonë.

Në ceremoni ka marrë pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, myftiu Naim Tërnava i shoqëruar nga kryetari i KBI, Mensur Hoti dhe bashkëpunëtorë.

Myftiu Tërnava duke uruar banorët, falenderoi edhe donatorin për këtë gjest të madh dhe u shpreh tejet i lumtur që dita-ditës po ndërtohen xhami të reja, ku besimtarët të kenë mundësi ti kryejnë ibadetet ndaj Zotit.