Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se sot është nisur ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Lluzhan, raporton Llapi.info.
Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se ndërtimi i këtij objekti, sipas tij, ka qenë kërkesë e kamotshme e banorëve, ndërkohë që ka shtuar se objekti i vjetër do të shndërrohet në çerdhe.
“Vihet gurthemeli i ndërtimit të QMF-së në Lluzhan. Me një ceremoni solemne, bashkë me drejtorin gjeneral të organizatës “Kuwait Society For Relief Kosova”, sot kemi vendosur gurthemelin e ndërtimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Lluzhan. Me ndërtimin e objektit të ri, objekti ekzistues i QMF-së në Lluzhan adaptohet dhe shndërrohet në çerdhe. Me këtë po realizohet edhe një kërkesë e kahmotshme e banorëve të kësaj ane dhe një zotim i yni. Ky është një donacion shumë i vlefshëm për komunën tonë dhe ndjehem pafundësisht falënderues kësaj organizate dhe ndërmjetësit, z. Shaqir Shaqiri që e bëri të mundur realizimin e këtij projekti në Komunën e Podujevës”, ka shkruar Bulliqi./Llapi.info









