Lokale - eSIMy

Sot është vendosur gurëthemeli i shkollës së re “Dituria” në fshatin Llapashticë e Poshtme, njofton Llapi.info.

Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook i cili ka shkruar se “Në Llapashticë të Poshtme vendosëm gurëthemelin e shkollës së re”

Ai ka shkruar se po vazhdojmë të punojmë për arsim cilësor dhe kushte më të mira për fëmijët e komunës tonë.

Rrënimi i shkollës së vjetër kishte filluar dy ditë më herët./Llapi.info