Një veturë e postës së shpejtë është plaçkitur pasditen e së shtunës në Ballaban të Prishtinës.
Vendi malor e rruga me kthesa të shumta, si duket ishte e përshtatshme për plaçkitësit, që pos dy telefonave dhe një shume parash, shoferin e lanë edhe në këmbë.
Punëtori njoftoi policinë.
Këta të fundit me të dalë në vendin e ngjarjes dhe pas disa veprimeve hetimore, njoftuan se edhe bënë lokalizimin e veturës dhe e njëjta u gjet e braktisur rreth 3 kilometra më tutje.
Klani, tentoi të fliste me zyrtarë të kompanisë së cilës i takonte makina, por kontakti me ta gjatë së dielës ishte i pamundur.
Ndërsa, me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit, ku po vazhdojnë hetimet.






