Më herët u raportua se tre persona janë arrestuar në Pejë, nën dyshimin se kanë vjedhur rreth 20 mijë euro.

Ndërkohë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka dhënë detaje mbi rrjedhojat e rastit.

Me datën 18.09.2022, në Stacionin Policor në Pejë, rreth orës 10:25, ёshtё paraqitur viktima, i cili deklaron se me datёn 17.09.2022, rreth orёs 18:30, ka qenë duke qëndruar nё një objekt rreth dy orё nё rrugën “Zahir Pajaziti” nё Pejё, ku më pas viktima ka dalё nga aty dhe pasi ka shkuar nё shtёpi e ka vërejtur se i mungon çanta e krahut, nё tё cilёn, sipas viktimёs, kishte të holla nё shumën prej njëzetmijë e dyqind (20200) euro dhe disa dokumente personale.

Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, me datën 19.09.2022, janё identifikuar dhe janë arrestuar tre persona tё dyshuar, tek tё cilёt janё gjetur dhe janë sekuestruar tё holla nё shumёn prej tetёmbёdhjetёmijё e shtatёqind e pesёdhjetё (18750) euro.

Tё dyshuarit H.A, E.H dhe M.A, pas intervistimit, me vendim tё prokurorit tё shtetit janё ndaluar pёr 48 orё.