Screenshot
Lokale - eSIMy

Një incident në komunikacion mes dy qytetarëve ka eskaluar në përleshje fizike, ku është përfshirë edhe një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare. Inspektorati Policor tashmë ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ka ndodhur më 6 mars 2026 në Prishtinë dhe është kapur nga kamerat, pamjet e të cilave janë siguruar nga Gazeta Insajderi.

Fillimisht, në konflikt verbal përfshihen dy persona në komunikacion.

Njëri prej tyre, që po lëvizte me një Audi Q3, del nga vetura dhe përballet me qytetarin tjetër.

Situata tensionohet edhe më shumë kur në vendin e ngjarjes ndalet një veturë tjetër e zezë.

Nga ajo zbret polici Kreshnik Mehanja, i cili edhe pse jashtë detyrës zyrtare, ndërhyn në konflikt.

Në momentin kur qytetari tenton të incizojë ngjarjen me telefon, polici reagon duke ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Sipas deklarimit të qytetarit, polici nuk ka njoftuar rastin tek organet kompetente dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, pavarësisht përpjekjeve për ta ndalur.

“Ky në vend me lajmëro rastin në polici ka vazhduara rrugën edhe pse kam tentuar me e ndal“, tha qytetari.