Pas mbylljes së kufirit në Bërnjak dhe Jarinjë, matanë kufirit, në Serbi, shihen duke pritur qindra automjete me targa të shteteve evropiane.

Dy pikat kufitare në veri të Kosovës, ajo e Jarinjës de e Bërnjakut janë mbyllur, ka njoftuar Policia e Kosovës, raporton Gazeta Express.

Mediumi serb në Kosovë “KosovoOnline” ka publikuar pamje, ku shihet kolonë e gjatë e veturave që kanë mbetur në kufi.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se nga 1 gushti do të hyjë në fuqi vendimi për reciprocitet me Serbinë, për cështjen e njohjes së dokumenteve.

Prej të hënës, në Kosovë, shtetasit serbë që prezantojnë në kufi dokumente identifikuese të lëshuara nga Serbia, do të pajisen me një dokument “hyrje/dalje”. Ky dokument do të lëshohet në të gjitha pikatkalimet tokësore dhe ajrore dhe do të jetë i vlefshëm për 90 ditë, ashtu sikurse dokumenti që autoritetet serbe lëshojnë për shtetasit e Kosovës kur të hyjnë në Serbi.

Në veri ka nisur bllokimi i rrugëve me kamionë, një orë pasi u dëgjua alarmi i qytetit.