Lokale - eSIMy

Rastet e vjedhjeve në Kosovë janë dukuri në rritje e sidomos të veturave, ku pothuajse çdo ditë raportohen raste të tilla.

Një tentim vjedhje ka ndodhur në Suharekë.

Derisa pronari i një veture ndodhej në një kafiteri, një person hyri brenda veturës e cila ishte e parkuar përballë.

Rasti ka ndodhur të premten gjatë ditës.

Me të marrë informatë, zyrtarët policorë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin.

Më poshtë pamje: