Ndërsa lajmet për Apple iPhone 13 tashmë kanë filluar, nuk ka ende një ide të saktë se si do të duket iPhone 12.

Por tashmë një video krejt e re për iPhone 13, sapo ka treguar sesa “radikal” mund të duket ky telefon që pritet të dalë në treg në vitin 2021, me celularin që vjen me një mekanizëm me një ekran rrëshqitës, transmeton Telegrafi.

Për më tepër, iPhone 13 i paraqitur në këtë video gjithashtu vjen me një sistem me katër kamera dhe skaner LiDAR.

Gjithashtu, telefoni duket se ofron disa ikona të vogla në skajet e lakuara të telefonit të mençur.

Duket se iPhone 13 vjen me një aparat fotografik selfie nën ekran, pra kur pjesa e lartë e telefonit të lëvizë anash shfaqet kamera.

Tashmë nuk dihet se si do të duket ende iPhone 13, por disa faqe në internet po shpërndajnë këtë video.