Qeveria e Republikës së Kosovës ditë më parë ka marrë një vendim përmes të cilit e mundëson regjistrimin me tabela të Republikës së Kosovës për makinat të cilat kanë tabela ilegale “KM”, “PZ” e të tjera.

Për këtë vendim kanë reaguar nga Beogradi zyrtar, derisa mbrëmë në veri të Mitrovicës në dhjetëra makina me regjistrim të Republikës së Kosovës janë shfaqur ngjitës që mbajnë stemën e Serbisë dhe që shënojnë “KM”, raporton mediumi serb në Kosovë, Kossev.

Lidhur me këtë rast për mediumin kanë folur edhe nga Policia e Kosovës duke thënë se janë duke u marrë me të.