Lokale - eSIMy

Llapi.info raportoi pak më herët për një aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova me ç’rast një person ka humbur jetën.

Sinjali ka siguruar pamje nga vendi se ku ka ndodhur aksidenti ku shihet se vetura ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Sipas pamjeve, vetura ka dalur jashtë rrugës dhe ka përfunduar në ara.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30.

“Sot, më 19.08.2022, rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë-Gjurgjicë (kilometri i 56-të), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident).

Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime. Policia dhe ekipe tjera kanë dalë në vend-ngjarje”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.