Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku me tre të lënduar ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Vushtrri.

Siç kanë bërë të ditur nga Policia për rajonin e Mitrovicës, rasti ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ku një veturë ka goditur tre këmbësorë.

“Në rrugën “Dëshmorët e Kombit “në Vushtrri, aksident trafiku me të lënduar.

Një veturë ka goditur tre këmbësorë. Janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Lajmi.net mëson se të lënduarit janë prindërit me vajzën e tyre.

 

 

 

/Llapi.info
/Llapi.info