Një veturë është vetëaksidentuar gjatë mengjesit të sotëm në lagjen Kolovicë të Prishtinës.

Ngasësi i veturës dyshohet të ketë humbur kontrollin në rrugën ‘’Hasan Remniku’’ dhe është përplasur në shtëpinë që gjendet në rrugën ‘Florim Rushiti‘.

Policia e ka konfirmuar aksidentin, ndërsa ka bërë me dije se janë ende duke i hetuar shkaktarët e këtij vetëaksidenti.

Ndërkaq, banorët thonë se ndihen të rrezikuar, pasi sipas tyre, aksidentet e tilla në këtë zonë janë të shpeshta. Ata thonë se kanë nënshkruar edhe një peticion tek komuna, për vendosjen e pengesave në këtë zonë, mirëpo një gjë e tillë, sipas tyre, nuk është marr parasysh.