Një person i moshës 60 vjeçare ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një veturë sonte rreth orës 21: 20 minuta në rrugën e cila lidhë qytetin e Podujevës me fshatin Dumnicë, përkatësisht afër rrugës “Fitorja”, raporton Llapi.info.
Lajmin për portalin e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar në Emergjencën e Podujevës i cili tha shkurt se personi në fjalë ka vdekur.
Sipas dëshmitarëve të rastit i moshuari ishte me biçikletë në momentin kur ishte aksidentuar nga një gjysmë kamion. Ata thanë për Llapi.info se i aksidentuari ka marrë ndihmën e parë ne vendin e ngjarjes kurse në Emergjencë edhe i është konstatuar vdekja./Llapi.info