Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Një person ka pësuar lëndime të rënda pasi është goditur nga një automjet mbrëmë, pak para mesnatës në Fushë-Kosovë.


Ngjarja, sipas KALLXO.com, ka ndodhur rreth orës 23:00 në afërsi të objektit të Komunës së Fushë-Kosovës.


Personi i lënduar është transportuar nga autoambulanca e QKMF-së “Fatmir Krasniqi” në Fushë-Kosovë.
Më pas, raportohet se viktima është dërguar drejt QKUK-së.