Lokale - eSIMy

Një këmbësor nga mbetur i lënduar pasi është përplasur nga një veturë sot rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, në Zonën Industriale.

Aksidenti ka ndodhur afër tregut të gjelbër në Zonën Industriale që ndodhet mes Prishtinës dhe Fushë Kosovës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka thënë për lajmi.net, se ky aksident ka ndodhur rreth orës 20:00 dhe se këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 20:00 kemi marrë informatë për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor, me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka treguar Ahmeti.