Një fëmijë i moshës 9 vjecare është goditur nga një veturë sot rreth orës 17:30 në afërsi të shkollës Teknike, shkruan Llapi.info.
I lënduari ka marrë tretmanin mjekësor në Emergjencën në Podujevë por për tretman të mëtutjeshëm familjarët e kanë dërguar në QKUK në Prishtinë, kanë thënë nga emergjenca në Podujevë.
“Po ka arritë një fëmijë i moshës 9 vjecare. I kemi dhënë tretmanin e duhur shëndetësorë dhe ka vazhduar për Prishtinë. I lënduari nuk ka pasur lëndime të rënda trupor.”
Llapi.info ka provuar të flas me policinë e Kosovës por ata nuk i janë përgjigjur telefonatave të njëpasnjëshme.
Rrethanat e aksidentit ende janë të panjohura.