Një veturë elektrike hibride është përfshirë nga flakët mbrëmë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Zjarri ka shpërthyer në rrethana ende të panjohura dhe për pak çaste ka përfshirë edhe dy vetura tjera të parkuara afër.
Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, ndërsa policia dhe njësitet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes duke lokalizuar zjarrin dhe parandaluar përhapjen e mëtejme.
Shkaqet e zjarrit po hetohen, ndërkohë që dëmet materiale janë të konsiderueshme.