Bllokimi i trotuareve vazhdon të jetë problem në qytetin e Podujevës, shkruan Llapi.info.
Kjo pasi që po vështirësohet kalimi për këmbësorë.
E ata që janë të thirrur t’i lirojnë trotuaret nga veturat, e kanë bllokuar atë.
Lexues të Llapi.info, kanë dërguar fotografi të realizuara gjatë ditës së djeshme, ku një veturë e Policisë ishte parkuar në trotuar, në qendër të qytetit.







