Një vetëvrasje ka ndodhur sot në fshatin Gurrakoc, komuna e Istogut.
Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.
“Mund të ju konfirmojmë së viktima me inicialet T.P, viti i lindjes 1970 dyshohet të jetë vetëvrarë, rasti është nën hetim”,
Ibra tha se rasti ka ndodhur rreth orës 09:00, dhe se prokuroria është duke e hetuar rastin.