Lokale - eSIMy

Një person është vetëvrarë në Prishtinë të mërkurën.

Policia e Kosovës njofton se viktima është gjetur në rrugë afër shtëpisë së tij.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe mjeku, i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Afër trupit të viktimës është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.