Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar ps vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që ta shpallë jokushtetues këtë ekip.

Haxhiu në një konferencë ka thënë që Presidenti Hashim Thaçi nuk mund ta përfaqësojë Kosovën në dialogun me Serbinë.

“Ne e kemi kundërshtuar presidentin Thaçi, mënyrën se si ka shkuar ky dialog me Serbinë. Në këto rrethana ku kemi një president që në mënyrë jo kushtetuese ka udhëhequr dialogun, dhe kryeministrin i cili refuzoi të marrë kompetencat e tij”.

“Siç kemi thënë në kohën kur e kemi kontestuar ligjin për dialogun, projektligji për dialogun ka krijuar një delegacion jo kushtetues të cilit ja mveshën. Gjykata Kushtetuese sot konstatoi që ligji për Dialogun është anti kushtetues në tërësinë e tij”, tha Haxhiu.

Haxhiu ka theksuar se zgjidhja e vetme është shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme.