Lëvizja Vetëvendosje ka nisur ndihmat e para në drejtim të Shqipërisë.
Vetëvendosje është organizuar sot në tri pikat e saj për të grumbulluar ndihmat për t’iu dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti i fuqishëm që ka goditur Shqipërinë.
“Dhimbjet i përballojmë bashkë”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.