Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë përmes një komunikate për media ua ka uruar qytetarëve të Podujevës 19 qershorin, ditën e çlirimit të Podujevës, transmeton Llapi.info.
Kryetari i kësaj dege, Bajram Ajeti ka thënë se clirimi u arrit nga kontinuiteti i lëvizjes sonë kombëtare e cila kulmoi me Epopenë e Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Çlirimi u arrit nga kontinuiteti i lëvizjes sonë kombëtare, me sakrifica të mëdha brez pas brezi, por që kulmoi me Epopenë e Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Fitorja e lirisë së shenjtë për njeriun dhe njerëzimin është vlera që nuk ka çmim, dhe dita e çlirimit duhet të shënohet domosdoshmërisht si moment i lumturisë, gëzimit, krenarisë, por edhe përkujtimin e sakrificave sublime për fitoren e saj.”, ka shkruar Ajeti.
Më tej në komunikatë thuhet se në këtë ditë, Administrata Komunale e Besianës gjegjësisht kryetari duhet të organizoi shënimin e kësaj dite kaq të rëndëishme.
“Në këtë ditë do të duhej, që Administrata Komunale e Besianës, gjegjësisht Kryetari të organizojë shënimin e kësaj date kaq të rëndësishme për Llapin dhe qytetarët e tij, por nuk është bërë asgjë, përveç flamijve të vënë në ndërtesën e komunës dhe disa shtylla për rreth komunës. Veprimet apo mos veprimet për mos shënimin e kësaj date, paraqet përpjekje të vazhdueshme për të shlyer kujtesën historike të popullit, por gabohen rëndë, sepse populli ruan me fanatizmin më të madh kujtesën për datat, ngjarjet dhe epopetë e veta dhe sidomos gjakun dhe sakrificat për t’a fituar larine.”, thuhet në njoftim.