Sot, janë bërë 21 vjet nga dita kur Podujeva u çlirua nga pushtuesi serb, njofton Llapi.info.
Në Ditën e Çlirimit, VV ka bërë homazhe dhe ka nderuar heronjtë llapjanë.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Besianë, me strukturat bënë homazhe në nderim të dëshmorëve të kombit, në 21 vjetorin e çlirimit të komunës sonë. Është obligim i neve të gjallëve, ta mbajmë në jetë idealin e atyre që kanë rënë për çlirimin tonë. U bënë 21 vjet nga largimi i atyre që na kanë mbajtur me dekada të tëra nën robëri, sot në këtë ditë kujtojmë vuajtjen dhe sakrificën e popullit tonë për liri. Lufta e UÇK-së dhe angazhimi i shumë bijave dhe bijve veprimtarë me përpjekjen e tyre të parrershtur për liri deri në luftën çlirimtare 1998-99, ka mundësuar lirinë dhe pavarësinë tonë, u jemi falenderues për jetë, e kemi për obligim të punojmë shumë të realizojmë idealet për të cilat u flijuan. Lufta, sakrifica dhe vetmohimi i dëshmorëve do të kujtohet e nderohet përherë ndër breza. Ata na e sollën lirinë, ne duhet ta ndërtojmë shtetin ashtu siç e deshën dhe e ëndërruan ata. Lavdi dhe nderime të gjithë atyre që kanë sakrifikuar e kontribuar në çlirimin e vendit! Urime Dita e Çlirimit të gjithë qytetarëve të Komunës së Podujevës”, thuhet në kumtesën e VV-së./Llapi.info









