Lokale - eSIMy

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në të gjitha qendrat e votimit në komunën e Fushë Kosovës, për zgjedhjet e Kuvendit Komunal.

Janë numëruar të 59 kutitë e votimit (100%), ndërsa pjesëmarrja e qytetarëve në votime ka qenë 38.74%, me gjithsej 19,789 votues nga 51,075 të regjistruar.

Sipas rezultateve zyrtare preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese në këtë komunë me 33.97% të votave (6,723 vota), duke lënë pas:

LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës) – 29.11% (5,761 vota)

PDK (Partia Demokratike e Kosovës) – 20.01% (3,959 vota)

Partia Liberale Egjiptiane (PLE) – 4.25% (841 vota)

PDAK (Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës) – 3.15% (623 vota)

Zëri i Drejtësisë – 2.65% (524 vota)