Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në komunën e Podujevës, me një fitore bindëse.
Ai i ka uruar qytetarët e Podujevës për fitoren, pasi sipas tij, është fitore e qytetarëve të llapit.
“Më lejoni që tashmë rezultatet e para që po vijnë nga pothuajse të gjitha vendvotimet, më lejoni që në emer të aktivitëve të simpatiazave të i uroj të gjithqë qytetarëve të llapit, sepse kjo fitore është fitore e qytetarëve, aktivistëve e simpatizantëve të LVV. Prandaj mund të ju themi se fitorja në zgjedhjet nacionale në Llap është dukshëm më e lartë sesa në zgjedhjet e kaluara. Ne tashmë nga momenti në moment po marrin rezultate të reja kemi deri në mbi 70 %, prandaj kemi një fitore bindëse në Llap”, tha ai.






