Lëvizja Vetëvendosje po thotë se ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, po refuzon të shkojë në raportim para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Kjo parti thotë se prej datës 7 korrik deputetët e VV-së në kanë bërë kërkesën zyrtare për raportim të Ministrit të Shëndetësisë lidhur me situatën e pandemisë.
“Ende sot Ministri nuk i është përgjigjur kësaj kërkesë. Në mbledhjen e sotme deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! e ripërsëritën këtë kërkesë pas rifillimit të punës së këtij Komisioni duke qenë se më herët ka qenë e pamundur për shkak të shëndetit të anëtarëve dhe kryetares së Komisionit”.
“Marrë parasysh gjendjen e rëndë në vend me përhapjen e pandemisë, situatën ekstreme ku ndodhet personeli shëndetësor, pacientët me COVID-19 dhe familjarët e tyre si dhe pacientët më sëmundje të rënda e kronike, sot është ripërsëritur kërkesa për raportim të Ministrit të Shëndetësisë dhe UD Drejtorit të SHSKUK-së”.
Deputetët nga grupi i Vetëvendosjes i shtuan dhe kërkesën për raportim të u.d Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së.







