AUCKLAND, NEW ZEALAND - MARCH 24: John Sato (C) 95, one of only two Japaenses servicemen in the New Zealand army in WWII, took two buses from Howick to join the march against racism at Aotea Square on March 24, 2019 in Auckland, New Zealand. 50 people were killed, and dozens were injured in Christchurch on Friday, March 15 when a gunman opened fire at the Al Noor and Linwood mosques. The attack is the worst mass shooting in New Zealand's history. (Photo by Fiona Goodall/Getty Images)
Lokale - eSIMy

Një veteran 95-vjeçar i Luftës së Dytë Botërore, thotë se ai ishte aq i pikëlluar nga sulmet e tmerrshme të xhamive në Christchurch të Zelandës së Re, sa ai ndërroi katër autobusë për të ndjekur një marsh solidarizmi kundër racizmit në Auckland.

John Sato tha për Radio Zelandën e Re se nuk mund të fle natën pas sulmeve terroriste të 15 marsit që la 50 të vdekur.

“Kam qëndruar gjatë zgjuar natës, nuk kam fjetur shumë mirë që nga ajo kohë, ishte kaq e trishtuar, mund të ndjesh vuajtjet e njerëzve të tjerë”, tha Sato.

Kështu që ai vendosi të shkonte në marsh të dielën në çfarëdo mënyre qoftë nga shtëpia e tij në periferi të Auckland të Howick, shkruan IndeksOnline.

Gjatë rrugës, ai u mbështet në krahët e një oficeri policie dhe një burri tjetër. Momenti u kap në një fotografi të marrë nga Alexa Unrein, e cila po merrte pjesë gjithashtu në marsh.

Sato, nëna e të cilit është skocez dhe babai është japonez, pranon se nuk është aq në kontakt me botën moderne. Por sulmet në Christchurch e nxitën atë të tregonte solidaritet me komunitetin musliman dhe kundërshtimin ndaj racizmit.