Vetëm një rast i ri me virusin korona është konfirmuar sot në Kosovë, pas 211 testimeve të bëra nga IKSHPK-ja, raporton Llapi.info.
“Sot më 19 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 211 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, është konfirmuar 1 rast. Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Rahovecit 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Rahovec)”, thuhet në njoftim.
Sipas IKHSPK-së, sot janë shëruar edhe 15 pacientë nga COVID-19, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 769.
“Nga data 08 shkurt deri më 19 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12.198 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 989 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet tutje./Llapi.info






