Një rast i ri me koronavirus është konfirmuar sot në Kosovë, pas 243 mostrave të testuara, raporton Llapi.info.

Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Prishtinës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Prishtinë).

Sot më 08 maj 2020, janë shëruar 61 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot 622 raste.

Më datë 08 maj 2020, nga Klinika Infektive është raportuar edhe një rast i vdekjes, i gjinisë mashkull me moshë 77 vjeç nga Rahoveci, i konfirmuar me COVID-19 me datë 28.04.2020. Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe trajtuar nga data 27 prill 2020 dhe sëmundje shoqëruese: Insuficiencë renale terminale, Hemodializë të rregullt.

“Nga data 08 shkurt deri më 07 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 9.557 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 862 raste, me gjithsej 28 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim./Llapi.info