Lokale - eSIMy

Barcelona nuk gaboi në finale të Superkupës së Spanjës ndaj Sevillas.

Klubi katalunas fitoi me rezultat 2-1, por për këtë ndeshje vazhdon të flitet ende.

Pasi Sevilla shënoi golin e parë, Lionel Messi u aktivizua duke tentuar që të bëjë diferencën në fushë dhe të ndihmojë shokët e skuadrës të barazojnë rezultatin.

Në minutën e 16-të argjentinasi dhuroi një pasim magjik për Luis Suarezin, por ky i fundit nuk arriti ta shndërrojë në gol.

Por, ka mjaftuar ky veprim nga Messi dhe shumë tifozë ta shpërndajnë në rrjete sociale.