Një vetëaksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Repë të Podujevës, raporton Llapi.info
Në bazë të fotografive të siguruara, shihet një kamion i cili ka dalë matanë rrugës kështu duke u rrokullisur.
Dëshmitarët kanë thënë për Llapi.info se nga përmbysja e kamionit nuk ka pasur persona të lënduar, derisa kamioni ka qenë i ngarkuar me dru.
Sipas tyre, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes gjatë ditës së sotme.
Ndryshe, numri i aksidenteve kohët e fundit është rritur dukshëm në Podujevë, ndërsa mbrëmë nga goditja e një makine në Peran ka humbur jetën një këmbësor./Llapi.info
Më poshtë fotot:








