Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Penuhë të Podujevës, raporton Llapi.info

Si pasojë e këtij aksidenti, përveç dëmeve materiale, është lënduar edhe vetë shoferi i automjetit, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Raportohet për një vetaksident trafiku ku përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar vet shoferi i automjetit i cili fillimisht ka kërkuar tretman në Shtëpinë e Shëndetit në Podujevë dhe më pas është dërguar në QKUK në Prishtinë dhe është duke marrë tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Llapi.info