Një veturë e tipit “Mercedes” është aksidentuar para pak minutash në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Hasan Remniku”,shkruan IndeksOnline.

Sipas pamjeve që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline shihet se një veturë është përplasur me murin e lagjes.

Ndërkohë, banorët i kanë ofruar ndihmën e tyre.

Në vendin e ngjarjes ka arritur makina bartëse për veturën e aksidentuar.

S’raportohet për të lënduar.