Një vetaksident ka ndodhur rreth orës 08.30 në rrugën Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Llabjan të Komunës së Novobërdës, ku një vetur pasi ka përfunduar jashtë rrugës, raporton Gazeta Sinjali.

Nga pamjet e siguruara shihet se vetura është dëmtuar, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës, por nuk dihet për të lënduar pos dëmeve materiale.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe policia, por deri tash nuk ka pasur ndonjë informacion nga Policia e Gjilanit për aksidentin në fjalë.