Një vetaksident ka ndodhur sot në fshatin Batllavë.
Në këtë aksident janë lënduar katër persona.
Një vajzë është në gjendje të rëndë.
“3 prej tyre jonë në gjendje stabile, kurse një femër është shumë rëndë, politraumë jo stabile, janë duke u marrë ekipa e mjekëve me të, janë duke u kry egzaminimët e nevojshme për të gjithë të lënduarit”, tha Syla për Sinjalin.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Sipas informacioneve fillestare, në aksident është përfshirë një veturë dhe si pasojë katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm”, tha Borovci.






