Lokale - eSIMy

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një vetaksidenti me traktor në fshatin Suhogërll të Istogut.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

“Sot rreth orës 17:20, Stacioni Policor në Istog është njoftuar për një vetaksident ku është përfshirë një mjet bujqësor (traktor). Një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor”, tha Gashi.