Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka pranuar humbjen dhe ka thënë se do të kalojë në opozitë.

“Kemi punuar shumë që t’i punojmë këto zgjedhje, por nuk fituam. Qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe ne e pranojmë. PDK-ja do të kalojë në opozitë. Por ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë kombit dhe popullit”, ka thënë Veseli.

Ai ka falënderuar anëtarët dhe aktivistët e PDK-së për fushatën.

“Kemi ndarë momente të jashtëzakonshme bashkë,. Anëtarëve dhe aktivistëve u them ndjehuni krenar me punën tuaj, se edhe unë ndjehem krenar me ju. Besimi im në ju është i palëkundur”, ka thënë Veseli.

Ai është larguar pa pranuar pyetje nga gazetarët.

Gati 4 orë pasi janë mbyllur vendvotimet ai ka pranuar humbjen, por nuk ka uruar fituesit e këtyre zgjedhjeve. Kujtojmë se Vetëvendosje dhe LDK-ja janë në garë për vendin e parë, dhe sipas trendit të numërimit të votave deri tani fituese do të jetë VV-ja.

Aktualisht janë numëruar rreth 75 për qind të votave, e VV-ja është 25,93 për qind, LDK-ja 25,22 për qind ndërsa PDK-ja 21,35 për qind.