Kryetari i PDK-së Kadri Veseli i cili qëndroi sot në Podujevë dhe mbajti takim me simpatizantë të kësaj partie ka folur për fabrikën gjermane për përpunimin perimeve e cila është hapur në Podujevë para disa muajsh ku u punësuan qindra qytetarë prej tyre shumica gra, shkruan Llapi.info.
Veseli tha se kompani të tilla do të fuqizohen dhe sipas tij, gjendja do të jetë më e mirë.
“Vetëm një investim që kemi muajve të fundit në Besianë sa motra e nëna tona i ka punësuar. Po të fuqizojmë kompani të tjera si ajo kompani gjermane që aktualisht punëson mbi 400 gra tona motra tona, gjithsesi situata në Besianë dhe gjithë komunat e Kosovës do të jetë shumë ma e mirë.”, tha Veseli.
Më tej ai premtoi rritje të subvencioneve dhe buxhetit për bujqësi për të cilin tha se do të dyfshiohet nga 60 milion në 120 mion.
“Sektori i bujqësisë do të fuqizohet në cdo aspekt, do të rritet numri i granteve, i subvencioneve do të ngriten, do të rriten fermrën që kanë plantacione, që mbjellin të mira që janë të mira për Kosovën tonë. Për këtë arsye do të dyfishohet buxheti nësektorin e bujqësisë. 60 milion janë aktualisht, do të jetë 120 milion. Do të punojmë fuqishëm që gruaja dhe rinia të ketë rolin vendimarrës në shoqëri. Ku do ta kenë fjalën e tyre por do ta kenë edhe përgjegjësinë tyre edhe në institucione, kjo i duhet insiticioneve.”, shtoi ai.