Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka udhëtuar të dielën për një vizitë zyrtare në Republikë e Çekisë.
Gjatë kësaj vizite ai do të merr pjesë në “Forum 2000“ që do të mbahet në Pragë.
Veseli do të ketë takime edhe me homologun e tij çek, kryetarin e Senatit Milan Stech.
Në këtë takim do të flasin për marrëdhëniet mes dy vendeve, zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar si dhe mbështetjen për Kosovën në gjitha fushat.
I pari i Kuvendit pritët të zhvillojë edhe takime tjera me përfaqësues të lartë të politikës çeke, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Zyrës për Informim të Kuvendit të Kosovës.






