Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i ka shprehur ngushëllime familjes së aktorit Art Kurti pas vdekjes së tij.

“Si një mysafir i “O Sa Mirë”, kam kaluar momente të jashtëzakonshme me të gjithë aktorët, me stafin e serialit, përfshirë Art Kurtin, i cili sot paska ndërruar jetë”, ka shkruar Veseli ne profilin e tij në Facebook.

“Një lajm ky tejet pikëllues. Ngushëllime familjarëve, kolegëve nga komuniteti i artistëve dhe gjithë miqve të tij”.