Lokale - eSIMy

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka reaguar pas lajmit se dy persona në Kosovë janë të infektuar me virusin korona.

Veseli ka shkruar se duhet të shtohet kujdesi, por, jo paniku.

“Konfirmimi i dy rasteve me koronavirus në vendin tonë duhet të na shtojë kujdesin, por jo panikun. Kosova ka mjekë të mrekullueshëm dhe ne u besojmë atyre. Lus të gjithë qytetarët që të përcjellin dhe respektojnë udhëzimet e profesionistëve shëndetësore se si ta mbrojmë veten dhe njëri-tjetrin”, ka shkruar ai.

Konfirmimi i dy rasteve me coronavirus në vendin tonë duhet të na shtojë kujdesin, por jo panikun. Kosova ka mjekë të…

Gepostet von Kadri Veseli am Freitag, 13. März 2020