“Jam në Llap, vend nga i cili vijnë shumë burra të mëdhenj të kombit, intelektualë të shquar të Podujevës dhe më gjerë”.
Kështu tha kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në hapjen e Konventës zgjedhore të degës së PDK-së në Podujevë, njofton Llapi.info
Më tej, i pari i PDK-së ka shtuar se duke i hapur rrugën të rinjve, zhvillohet vendi.
“Me unitet dhe përkrahje ndaj njëri tjetrit, duke i hapur rrugën të rinjve, për ta forcuar PDK-në, do ta zhvillojmë edhe shtetin tonë”, ka thënë Veseli.
Kreu i PDK-së tha se vizioni i PDK-së është ndërtimi i shtetit me besim, zhvillim e integrim.
“Partia Demokratike e Kosovë, sa herë ka qenë në nivel të përgjegjësive shtetërore edhe Kosova ka qenë mirë, e në Podujevë me Dekadën e Re ajo do të jetë e hapur për kuadrot e reja që i ka Llapi e që do të jenë promotor të ndryshimit. Këtë ndër vite po e kërkon jo vetëm ky regjion, por e tërë Kosova”, ka thënë tutje Veseli./Llapi.info










