Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti ka mbajtur tubimin kryesor zgjedhor në Drenas.

Ai ka vazhduar me mesazhe të luftës kundër korrupsionit dhe nepotizmit duke thënë se fitorja e PDK-së me 6 tetor do ti fuqizoj edhe më shumë marrëdhëniet me SHBA-të.

Sipas tij, në këto zgjedhje do të vendoset mes koalicionit të shpresës me SHBA që e udhëheq PDK-ja dhe koalicionit të izolimit dhe të thellimit të korrupsionit që përfaqësojnë partitë e tjera.

“Fitorja e PDK-së do ta fuqizoj edhe më shumë bashkëpunimin me SHBA. Si mund të ecë Kosova përpara nëse është e përçarë me miqtë. Si mund të ecë Kosova nëse është e përçarë me miqtë e saj amerikanë. Ne duhet ta ndërtojmë një vizion të Kosovës me ekonomi të zhvilluar, rini e ndërmarrësi. Ky është vizioni i juaj dhe i PDK-së që do të fitoj me 6 tetor” ka thënë Veseli.

Ai më tej, pra mijëra përkrahësve, ka thënë se PDK-ja “me fitoren e saj do ta garantoj të ardhmen e Kosovës me SHBA-të prandaj duhet të votohet adresa e shpresës dhe të ardhmes së Kosovës”.

“Zgjedhja është mes koalicionit të shpresës me SHBA dhe koalicionit të izolimit dhe thellimit të korrupsionit” ka përfunduar Veseli duke bërë thirrje të votohet numri i PDK 112.