Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është serioze me iniciativën e saj për rrëzimin e qeverisë së Avdullah Hotit.

Veseli ka vlerësuar se kolegët opozitarë nga VV’ja po bëjnë, siç ka thënë ai, luftë manipuluese politike.

Megjithatë, Veseli është shprehur i gatshëm për bashkëpunim me partinë e Albin Kurtit për ta rrëzuar Qeverinë Hoti.

“Nëse VV i bën 40 vota, PDK nuk ia fal sekondën kësaj qeverie”, ka thënë ai.

“Por, ne nuk bëhemi vagon i VV’së. Qasja e tyre nuk është për bashkëpunim, por për të të mundur”, është shprehur kreu i PDK’së.